Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në tunelin e Kalimashit.

Për pasojë raportohet se ka humbur jetën një pasagjere e identifikuar si Ediona Sala, banuese në Shkopet e janë plagosur 4 të tjerë, të cilët janë transportuar në spitalin e Kukësit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në brendësi të tunelit, në drejtimin për në Tiranë kur janë përplasur dy automjetet, me drejtues shtetasit Gj.M., banues në Shkopet dhe N.Z., banues në Kosovë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Njësisë për Sigurisë Rrugore të autostradës Kalimash- Morinë, ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Sander Beka
Marigoen Gjoka
Ediona Sala e vdekur
Gjin Malsi
Mihrije Zeneli nga Kosova

https://youtu.be/jgf04-9y7CU

https://youtu.be/MaStfo_s4P4

https://youtu.be/Ob93LSReAxM