Ngjarje e rëndë në fshatin Kusarth.

Dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i dytë i banesës ku banonte Xh. Gj., 27 vjeç.

Ai është nisur menjëherë drejt spitalit të Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 17.01.2022, në fshatin Kusarth, Elbasan, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i dytë i banesës ku banonte, shtetasi Xh. Gj., 27 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë në gjendje të rëndë për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.