Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në Kuçovë.

Fatime Suli u gjet e vrarë këtë mëngjes në një kanal, ndërsa disa orë më vonë, i dyshuari Fetah Marra ka pranuar autorësinë e krimit.

Fetah Marra, personi që shihni në foton e mëposhtme ka pranuar se e ka mbytur 64-vjeçaren, pasi kjo e fundit ka refuzuar t’i kthejë një borxh, që ia kishte marrë para dy vitesh.

Ndërkohë djali i viktimës e ka mohuar një gjë të tillë.