Aksident në hyrjen e qytetit të Tepelenës.
Një shtetas turk me inicialet O.K, 37 vjeç që drejtonte një furgon është përplasur me automjetin tip “Benz” që drejtohej nga shtetasi S.Ç 31 vjeç.
Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar pasagjeri i automjetit tip furgon, shtetasi turk Y. K. dhe dy pasagjeret e automjetit tip “Benz”, shtetaset E. L. dhe V. Ç., të cilët janë transportuar për të marrë ndihmën mjekësore në spitalin Rajonal Gjirokastër.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.





