Është identifikuar nga autortietet policore autori, i cili një natë më parë ka vendosur sasinë e eksplozivit në banesën e Armando Dukës.

Bëhet me dije se autori është Arlen Hasanaj, banor i lagjes 4 të Durrësit.

Deri më tani konfirmohet se Hasanaj është person pa precedent penal.
Sipas informacioneve të siguruara theksohet se Hasanaj është një sipërmarrës në qytetin bregdetar, teksa ende nuk dihen marrëdhëniet dhe konfliktet e tij me Dukën.