Një pako e dyshimtë është pikasur pranë koshave të plehrave në afërsi të poliklinikës së specialiteteve në Elbasan.

Për ratin në fjalë është njoftuar policia e cila ka rrethuar zonën përreth duk evakuar banorët dhe njësitë tregtare në të dy anët e rrugës.
Gjithashtu në vendngjarje është dhe reparti zjarrfikës.

Sipas të dhënave nga vendngjarja bëhet fjalë për një qese brenda së cilës duket se herë pas herë pulson diçka.

Kjo ka rritur dyshimet e policisë e cila ka njoftuar ekspertët antieksploziv.

Pritet ardhja e tyre që të asgjësohet qesja.

https://youtu.be/ckz1JmRiJCI