Lajm tragjik nga Greqia. Aktori i njohur shqiptato grek, Panos Natsis (Panajot Naçi), humbi jetën në një aksident automobilistik.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në orët e para të së shtunës (29/1), teksa motori i tij është përplasur me një kamion në kryqëzimin e rrugëve Deligiorgi dhe Kerameikou.
Naçi, para aksidentit fatal automobilistik ka kaluar momente të bukura me kolegët, teksa ka qenë në një festë për ditëlindjen e koleges së tij, Alexandra Tavoulari, të cilën e kishte organizuar vetë.





