Humb jetën tragjikisht drejtuesi i një mjeti bujqësor.

Noa.al informon se ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Zhame të Fierit.

Shtetasi, Sherbet Meta 61 vjeç humbi jetën pasi ka rënë në kanal me zetorin e tij. 61-vjeçarin e zuri zetori poshtë dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Është dashur ndërhyrja me një mjet të tonazhit të rëndë për të lëvizur zetorin dhe për të nxjerrë trupin e 61 vjeçarit Meta.

Mësohet se mjeti tip zetor nuk kishte ndriçim dhe ky mendohet të jetë shkaku i rënies në kanal.

Policia e Lushnjes po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.