Bullizohet një mësues nga Kosova.

Pre e fenomenit ka rënë Lulzim Pecaj mësues Biologjie në Kosovë.

Shkak është bërë një video e publikuar në ‘Tik Tok’.

Ai publikoi videon duke kërcyer valle popullore në shtëpinë e tij, mirëpo në rrjet mori reagime nga komentuesit në rrjetet sociale, të cilin e kanë bullizuar, e madje të rrezikoj edhe vendin e punës.

Kjo e ka bërë profesorin që të ndihet keq.

I ftuar në një interviste televizive në KTV, ai ka shpërthyer në lot, duke thënë se i kishte vëllait të tij që të mos tregoj se e ka vëlla.

‘Unë bëj çfarë dua në banesën time private! Detyrova vëllezërit e mi, njëri prej tyre që është drejtor shkencash, e i thashë nëse të pyesin se çfarë e ke Lulzim Pacajn thuaj e kam kushëri, mos i thuaj se e ke vëlla (Qan)!’– u shpreh ai.