E pabesueshme! Vetëm disa javë pas vdekjes së poetit të njohur Arben Duka, vjen lajmi i hidhur i ndarjes nga jeta të djalit të tij, Denis Duka.

Denis Duka, 35 vjeç, ka ndërruar jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të një infarkti.

Lajmin e kanë bërë të ditur miqtë e tij në rrjete sociale.

Denis Duka ishte i martuar, kishte një vajzë dhe jetonte prej vitesh në SHBA.

Poeti Arben Duka vdiq në 14 dhjetor të vitit 2021. Ai pësoi një arrest kardiak. Duket se nga e njëjta gjë u shua edhe djali i tij.