Një aksident tragjik ka ndodhur në Samaticë të Beratit.

Ramadan Gjozi 46 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar të miturin G.O., 4 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë në vend.

Drejtuesi mjetit është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Berat, për veprime të mëtejshme.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.