Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dënohet me 5 vite burgim.

Apeli i GJKKO ka dënuar Tahirin me 5 vite burg, por duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar ai do të vuaj 3.4 vite burg.

Pas vendimit ai ka përfunduar në burgun 313 në Tiranë. Në orën 13.00, tre gjyqtarët duhej të shpallnin vendimin, por e dhanë me 4 orë vonesë.

Në seancën e kaluar, më 31 janar, SPAK kërkoi 12 vite burg për Tahirin e po ashtu edhe për Jaeld Çelën. Tahiri u dënua nga Krimet e Rënda për shpërdorim detyre me 3 vite shërbim prove, ndërsa Apeli i Posaçëm e prishi vendimin dhe e ktheu për rigjykim në Shkallën e Parë. Më pas ish-ministri bëri rekurs dhe dhoma e këshillimit e Gjykatës së Lartë e ka pranuar për ta gjykuar.

Tahiri u akuzua për tre vepra të rënda penale “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, në kuadër të dosjes ‘Habilaj’. Akuza e argumentuar nga prokuroria ishte për përfshirjen e ish-ministrit në 4 episode trafikimi droge nga 2013-2015, por pa dhënë detaje për rolin konkret të tij.