Një aksident me pasojë një të vdekur dhe një të plagosur ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Durrës.
Rreth orës 22:55, në lagjen Nr.14, Durrës, një automjet me drejtues shtetasin Xh. M., ka përplasur një ciklomotor me drejtues shtetasin S. K.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën pasagjeri që ndodhej në ciklomotor shtetasi F. K., dhe ndodhet në gjëndje të rëndë shtetasi D. H.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.





