E pabesueshme ajo që ka ndodhur me kandidatin e ‘Shtëpisë së Lirisë’ në Rrogozhinë.

Sali Berisha prezantoi sot në Rrogozhinë kandidatin, Hekuran Xhanin për kryetar bashkie. Para banorëve të Rrogozhinës, e quajti Xhanin “qytetar të përkushtuar, demokrat të ndershëm, njeri që ka sakrifikuar vite, mund, djersë, punë në shërbim të fermerëve të kësaj zone dhe demokrat të orëve të para, të palëkundur e të vendosur”.

Por çfarë mendon vetë Hekuran Xhani për Sali Berishën?

Kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” Hekuran Xhani ka befasuar opinionin publik me një video që po qarkullon në media ditën e sotme. Në gjendje të alkoolizuar së bashku me disa miq, ai shan ish-kryeministrin Sali Berisha, kryeministrin Edi Rama, kryetarin e PD Lulzim Basha dhe ish-kryeministrin Fatos Nano duke i quajtur ‘Ku*va për largimin e 50% të shqiptarëve. Në video, ai thotë se Serbia ka zili pasi një gjë nuk kanë mundur ta realizojnë ndaj shqiptarëve.

“O Fred, o Saraç. Ti je prej Shqipnie. ç’i ke bërë këtij kombi? Na ka zili Serbia. Sali ‘Ku*va , Fatos ‘Ku*va , Edi ‘Ku*va , Lul’Ku*va kanë përzënë 50% të shqiptarëve. Na kanë zili dhe Serbia”, shprehet Xhani në video.

Ajo çfarë të befason më tepër është se Xhani është zgjedhur nga primaret e Komisionit të Rithemelimit të PD si kandidat për Rrogozhinën.