Policia e Shkodrës ka publikuar njoftimin zyrtar në lidhje me vrasjen e ndodhur këtë mbrëmje në Shkodër. Sipas njoftimit të policisë, Prek Tonaj, 47 vjeç është ekzekutar rreth orës 19:15, në fshatin Grudë e Re, Shkodër. Viktima ka qenë në lokal në momentin që autori ka hyrë dhe e ka qëlluar me breshëri kallashnikovi.
Njoftimi i policisë:
Më datë 13.02.2022, rreth orës 19:15, në fshatin Grudë e Re, Shkodër, në rrethana ende të paqarta, në ambientet e një lokali, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. T., 47 vjeç, banues në Grudë, Shkodër. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës, për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.
https://youtu.be/Iak94Ssm88M
https://youtu.be/NoTTc06JxaY





