Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e ndodhur në fshatin Grudë e Re, në Shkodër , mbrëmjen e djeshme ku mbeti i vrarë shtetasi Prek Tonaj.
Mësohet se para vrasjes autori i ka thënë viktimës: A e di që na ke borxh?
Më pas autori ka qëllua me kallashnikov Tonajn, duke e lënë të vdekur në vend.
Policia ka shoqëruar derimë tani disa persona, që kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes, por ende nuk është rënë në gjurmët e autorit.
Burime bëjnë me dije se Tonaj ka lënë pas 4 fëmijë, ndërkohë që më herët i kanë vrarë dy vëllezër.
Së fundi ai ishte i punësuar në Ujësjellësin e Shkodrës, dhe të paktën sipas kolegëve nuk ka pasur konflite të hapura për shkak të detyrës.
Autori mësohet se ka qenë i maskuar në momentin e krimit, ndërkohë që pranë lokalit ku ndodhi ngjarja nuk ka pasur kamera sigurie.





