Një i mitur, 13-vjeçar ka humbur kontaktet me familjen e tij në Tiranë.
Bëhet me dije nga njoftimi zyrtar i policisë se rasti në fjalë është denoncuar në polici nga mamaja e të miturit.
Efektivët e policisë raportojnë se po punohet për gjetjen e tij në mënyrë intesive.
Njoftimi i policisë:
Më datë 13.02.2022, shtetasja A. U., 38 vjeçe, ka kallëzuar se djali i saj, shtetasi S. U., 13 vjeç, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer. Punohet për gjetjen e 13-vjeçarit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale





