Drejtoria Rajonale e AMP-së Tiranë arrestoi sot në flagrancë punonjësin e Gardës së Republikës, Inspektor D. K., 44 vjeç, me detyrë Trupë Shërbimi, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Kanosja”, parashikuar nga nenet 248 dhe 84 të Kodit Penal.
Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se rreth orës 12:10, punonjësi i Gardës së Republikës, D. K., është konfliktuar fizikisht për motive të dobëta me klientët dhe pronarin e një lokali në rrugën “Elez Isufi” në Tiranë, të cilët i ka kanosur me armën e shërbimit, në shpërdorim të detyrës.
Nga hetimet paraprake rezulton se D. K., duke qenë jashtë shërbimit, ka konsumuar pije alkolike në ambientet e lokalit dhe më pas është konfliktuar me klientët dhe pronarin e lokalit, të cilët kanë arritur t’i heqin armën nga dora duke e neutralizuar.
Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.





