Babë e bir që vranë Eglantina Bucin janë dënuar nga Gjykata e Tiranës.

Në vendimin e marrë sot, Faik dhe Shkëlzen Buci u dënuan secili nga 25 vite burg.

Pas përfundimit të hetimeve, u arrit në përfundimin se urdhrin për vrasjen e vajzës e dha babai i saj Faiku.

Ndërkohë ekzekutimin e bëri i vëllai Shkëlzeni, i cili më pas groposi të motrën.

Ata ia fshehën trupin në Malin me Gropa në Dajt.

Trupi i vajzës u gjet më 14 shtator 2012, në vendin e quajtur “Mali i Fagut”, në komunën Shëngjergj dhe u zbulua pas 8 vitesh nga rrëfimi i të penduarit Miklar Tola.