Altin Alikaj është vrarë. Ushtaraku u gjet i pajetë në banesë nga nëna e tij mëngjesin e sotëm. Dyshohet se autorët e vrasjes helmuan qentë e komshinjve që të mos shkaktonin zhurma si dhe kanë ulur automatin e dritave.

Në banesë është gjetur një sëpatë me gjurmë gjaku.

Ka qenë babai i Altin Alikajt, ai i cili ka konstatuar sëpatën dhe gjurmët e gjakut, menjëherë pas hyrjes në banesë.

46 vjeçari dyshohet të ketë qenë përdorues i lëndëve narkotike.

Policia po heton në lidhje me dinamikën e ngjarjes, dhe çfarë ka ndodhur në këto 8 ditë, që Alikaj ishte deklaruar i zhdukur nga familja e tij.

Është dashur mbërritja e nënës së tij nga Greqia, në mënyrë që të bëhej hyrja në banesë, edhe pse është ende e paqartë nëse viktima ka humbur jetën së fundi, apo që në momentin e humbjes së kontakteve me familjarët e tij, 8 ditë më parë.