Policia e Kurbinit identifikon autorët e konfliktit me armë të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Mamurras ku mbeten të plagosur dy shtetas.
Pas një konflikti, shtetasit Andi Diva dhe Kastriot Lleshaj, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Honday” duke plagosur shtetasit Andi Skonja, 39 vjeç, banues në Durrës dhe Gentian Diva 40 vjeç, banues në Fushë- Mamurras, të cilët janë transportuar në spitalin e Traumës Tiranë dhe ndodhën nën kujdesin mjekësor.
Menjëherë pas njoftimit, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka berë identifikimin e autorëve dhe arrestimin e njërit prej tyre.
https://youtu.be/2Xy1GRsM6hY
Specialistët e Hetimit të Krimit, arrestuan në flagrancë shtetasit: Andi Diva,19 vjeç, banues në Mamurras, si dhe u bë shpallja në kërkim dhe vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit Kastriot Lleshaj, 50 vjeç, banues në Mamurras, informon Noa.al.
Gjatë kontrollit në banesën e autorit të arrestuar, shtetasit A.D., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pushkë, me krehër dhe 20 fishekë.
Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.





