Detaje të reja kanë dalë në dritë nga tragjedia me 4 të vdekur në Greqi. Ishte një prej djemve, rreth 11 vjeç, që gjeti të gjithë anëtarët e familjes të mbuluar nga gjaku brenda në shtëpi. Mësohet se djali kishte ardhur në jetë nga martesa e mëparshme e nënës së tij.

Fëmija gjeti vëllezërit e tij të moshës 1 dhe 2 vjeç me shenja mbytje, por mbetet e paqartë si u vranë. Ndërsa në oborr, u gjetën nëna dhe babai të therur me thikë në qafë.

Sipas dëshmisë së një gruaje, fëmija ka qenë ai që ka gjetur vëllezërit dhe nënën e tij të gjakosur në shtëpi. Ai mori vëllanë e vogël dhe e tërhoqi zvarrë në rrugë për të kërkuar ndihmë për ta shpëtuar.

Nga burime lokale, policia është pothuaj e bindur se autor është ish bashkëshorti i viktimës. Ai ka rreth dy vjet që është vendosur në zonën e Pirgosit dhe ka pasur debate të shpeshta me ish bashkëshorten të cilën e akuzonte se ishte fajtore për prishjen e familjes.

Është marrë në pyetje prej psikologut edhe fëmija 11 vjeç që i shpëtoi ekzekutimit.