Kryeplaku i fshatit Progër në Devoll ka treguar se si u gjetën viktimat nuse dhe vjehrrë në banesë.
Bukurie Bami, vjehrra, dhe Fatmira Bami nusja, u gjetën të vrara në banesën e tyre në këtë fshat.
Kryeplaku thotë se ka njoftuar menjëherë policinë.
Kryeplaku: Më njoftoi një djalë nga fshati dhe më tha eja se ka ndodhur një gjë e rëndë. Erdha dhe pashë dy gratë e vrara. Njoftova menjëherë policinë. Hyra bashkë me policinë brenda dhe pashë që e moshuara ishte e vrarë në korridor, ndërsa nusja në dhomën e saj. Duket që kishte pasur një përleshje.

I pyetur nëse kjo kishte ndodhur për grabitje pasi autori u kishte shitur drutë kryeplaku u shpreh se nuk ishte në dijeni. ‚Nuk e di pse ka ndodhur. Në oborr kishte dru, por nuk e di‘.
I pyetur nëse vajza e e viktimës kishte ardhur nga Greqia para disa ditësh, ai u shpreh se kjo është e vërtetë çfarë nënkupton se një nga pistat e hetimit mund të jetë grabitja.
Gjithashtu kryeplaku u shpreh se autori kishte preçedentë pasi ishte arrestuar për dhunë në familje. ‚Ishte një familje e varfër që bënte dru në mal dhe mbante shtëpinë‘.
Ndërsa një banor i fshatit tha se e njihte personin dhe se policia e ka ndaluar disa herë. ‚Ta kapin e ta varin. Duam që ta varin këtu në mes të fshatit me atë që ka bërë‘. Marre nga Noa.al
https://youtu.be/FQ02rVNxf-U




