Romeo Meçaj 30 vjeç është i riu që iu krye atentat pak minuta më parë në Vlorë.
Autorët, ende të paidentifikuar, qëlluan me breshëri automatiku në drejtim të makinës tip “Land Rover” me targë “AA 970 DL”.
https://youtu.be/OpzWUl4B0Wc
Makina është bërë shoshë nga plumbat, ndërsa 30-vjeçari është transportuar drejt spitalit dhe mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkohë një mjet është djegur pranë zonës së “7 pallateve”.
Policia ka rrethuar zonën dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.





