Atentat Admir Bajrit, 38-vjeç në Shkodër.

Ngjarja ndodhi në Dobraç, pikërisht në vendlindjen e tij.

38-vjeçari po udhëtonte me nënën, kur persona ende të pa identifikuar kanë qëlluar me breshëri automatike  duke e bërë shoshë me plumba makinën Mercedez Benz tip ML nga ana e derës së shoferit.

Ai ka mbetur i plagosur, ndërsa nëna ka shpëtuar mrekullisht nga plumbat.

Në vendin e atentatit shkuan forca të shumta policore me synimin për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ka mbledhur provat në vendin e ngjarjes.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij atentati, por pista kryesore mbetet ajo e së kaluarës së 38-vjeçarit bajri apo e personave që kanë lidhje me të.

Në foto shihet mjeti  “Mercedes Benz” me targa ‘444’ dhe një “Golf”-i me targa ‘333’.

Mësohet se gjendja e tij është e rënduar.