Të paktën posteri kështu njofton!

Sot do të mbahet protesta e radhës në Shkodër për rritjen e çmimit të naftës.

Një ditë më parë shkodranët bllokuan për pak minutat urën e Bahçallekut duke qenë të parët që ngritën zërin për çmimin e naftës.

Një poster shumë origjinal është shpërndarë sot në rrjetet sociale, për të nxituar sa më shumë njerëz për të marrë pjesë. “Sot në orën 17:00 te sheshi.“Do të jemi afër bashkisë Shkodër, kemi vipat, për rininë që ka dëshirë me na u bashku. Ju prresim, të protestojmë për rritjen e çmimeve!”.

Fotoja ka bashkuar Ilirin, Borën, Donaldin dhe Beatrix. Personazhet kryesorë të këtij Big Brother si për të treguar situatën se për çfarë ngrihen të rinjtë.