Arrestohen në Spanjë vëllezër shqiptarë. Ata akuzohen se tentuan të vrisnin Dash Gjokën. ngjarje e ndodhur në vitin 2017.
Enkel Kërtalli 37 vjeç dhe Morel Kërtalli, 41 vjeç, të dy vëllezër, janë vënë në pranga në Valencia të Spanjës pasi ishin shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje. Vëllezërit dyshohet se tentuan të vrisnin Dashamir Gjokën në vitin 2017, por ky i fundit shpëtoi pasi ndodhej brenda një mjeti të blinduar. Për të dy vëllezërit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim”, e mbetur në tentativë dhe “Prodhim e mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake”.
Sipas njoftimit të policisë, në qytetin Valencia të Spanjës, bazuar në informacionet e dhëna nga Fast Albania, u bë e mundur kapja, nga Fast Spain, e dy vëllezërve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Enkel Kërtalli 37 vjeç dhe Morel Kërtalli, 41 vjeç. Ky i fundit përdorte një pasaportë të falsifikuar të Maqedonisë së Veriut. Për të dy vëllezërit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim”, e mbetur në tentativë dhe “Prodhim e mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake”.
Në gusht të vitit 2017, vëllezërit Kërtalla qëlluan ndaj makinës së Gjokës 25 herë, por vetëm 15 plumba e kapën mjetin. Në momentin e goditjes, Gjoka ka qënë në prani të vajzave të tij por fatmirësisht asnjë nga plumbat nuk ka depërtuar në makinë pasi automjeti që përdorte atë ditë ishte i blinduar. Konflikti mes palëve ka nisur që nga viti 1997 pasi daja e tyre ka pasur një konflikt me Dashamir Gjokën për çështje fajdesh.





