Sherr në Babrru! Mësohet se këtë mesditë, disa persona janë përfshirë në një konflikt banal. Konkretisht sherri ka ndodhur mes një personi që ndodhej në makinë bashkë me një mikun e tij dhe disa të tjerëve që ishin në këmbë. Konflikti, për arsye që ende nuk dihen ka agravuar në përdorimin e armës së zjarrit.

Personi që drejtonte mjetin ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar drejt këmbësorëve, por nuk raportohet për asnjë person të plagosur. Policia është njoftuar nga banorë të zonës e përmes një njoftimi bën me dije se ka gjetur e sekuestruar një gëzhojë arme zjarri.

Njoftimi i policisë Tiranë: Me datë 18.03.2022, në Babrru, një person ende i paidentifikuar që qarkullonte me automjet, ka qëlluar në ajër me armë zjarri. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një gëzhojë arme zjarri. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.