Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Tiranë. Mësohet se shtetasi H. H., 86 vjeç, është hedhur nga kati i shtatë i pallatit të tij. Arsyet nuk dihen ende, ndërsa mësohet se i moshuari ka ndërruar jetë në vend. Policia po punon për zbardhjen e plotë të tragjedisë.

Tiranë

Më datë 19.03.2022, në rrethana ende të paqarta, shtetasi H. H., 86 vjeç, është vetëhedhur nga kati i shtatë i pallatit ku banonte dhe si pasojë ka humbur jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.