Moderon vetë një emision ndërmjetësimi mirëpo tashmë Eni Çobanit i duhet të përballet vetë me gjyqin!

Eni Çobani ka kallëzuar menaxherin e zyrës së saj ligjore, Erik Çorati, dhe pretendon se i ka vjedhur 30 mije euro nga klientët.

Ky person është vënë në pranga dhe përpara trupës gjykyese ka mohuar akuzën. Gazetari Arsen Rusta shkruan për ReportTv se Çorati ka akuzuar Çobanin duke u shprehur se nuk ka kryer asnjë vjedhje e se ka qënë vetë ajo e cila i ka kërkuar që të fshehë paratë.

“Më përdori për të fshehur paratë. S’kam kryer asnjë vjedhje”, ka thënë ai.