Policia e Sarandës ka arrestuar ditën e sotme 4 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Kadastrës së Sarandës.

Sipas të dhënave të para bëhet me dije se një prej të arrestuarve është Andri Dhima ish-drejtori i Kadastrës. Ndërkohë theksohet se dy prej tyre janë arrestuar pikërisht në zyrën ku ishin duke punuar, ndërsa policia është duke kryer ende kontrolle në shtëpitë e katër të arrestuarve.

Deri më tani dyshimet e para janë se 4 personat që kanë rënë në pranga akuzohen për korrupsion. Kujtojmë se kadastra e Sarandës është një institucion në varësi të drejtuesit Artan Lame, teksa kjo nuk është hera e parë që dalin të tilla skandale, ku punonjës të ndryshëm të kadastrës dhe ish-zyrtarë të tjerë të lartë arrestohen për korrupsion.