Një 61-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Korçës pasi akuzohet për ngacmim seksual të vajzë së tij të mitur.

Sipas njoftimit të policisë është arrestuar Jani Kallanxhi, i cili akuzohet për ngacmimin seksual të vajzës së tij.

Ende nuk dihen detaje të reja në lidhje me rastin e rëndë

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë ndalimin e shtetasit J. K., 61 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ky shtetas ka konsumuar veprën penale “Ngacmimi seksual”, me vajzën e tij të mitur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për hetime të mëtejshme.