Humb jetën një e moshuar në aksidentin që ndodhi në aksin Fushë Krujë-Kamëz.
Një aksidenti ndodhi rreth orës 08.30 në këtë aks rrugor. A. B., 41 vjeç, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë ka humbur jetën pasagjerja, Z. D., 82 vjeçe, si edhe janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët G. D., 37 vjeç; A. M. dhe B. M., të mitur, të cilët ndodhen në spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj dalje nga rruga.





