Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Lezhë, ku një automjet ka përplasur një fëmijë 7-vjeç.

Mësohet se në bulevardin “Gjergj Fishta”, mjeti i drejtuar nga E.L ka përplasur të miturën, e cila është dërguar me urgjencë për në spital. Por dhe drejtuesja mjetit është nisur po ashtu për në spital pasi është shtatzënë. 7-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsan uk dihet se si është gjendja e gruas shtatzënë.