Policia greke njofton se ka arerstuar një shqiptar që kishte kryer një grabitje 18 vjet më parë.
Ai akuzohet se në nëntor të vitit 2004 grabiti 20 mijë e 500 eurosh në Ilia.
Shqiptari ishte në kafe kur policia e pikasi dhe ai u mundua të arratisej, por kësaj here nuk ia doli dhe përfundoi në prangat e policisë greke. I ashtëquajturi ‘fantazma e Amaliadës’, në të kaluarën, dhe veçanërisht në vitet 2000 kishte kryer një sërë shkeljesh, shumica kundërvajte, por me kalimin e kohës ato u vjetruan. Por ngjarja e fundit duket se e zbuloi. 12 ditë më parë ai kreu një tjetër grabitje në një dyqan shëndetësor në Kourouta.
Në vitin 2004 ai së bashku me një bashkatdhetar kishte arritur të grabiste 20 500 euro. Bashkëpunëtori i tij u arrestua dhe u dënua, por 47-vjeçari shqiptar mbeti i zhdukur dhe mesa duket besonte se autoritetet e kishin harruar. Në vitin 2006 ai arriti të arratisej në Itali, dhe nuk dihet se si u kthye në Greqi.





