Aksident në Krujë. Mjeti përplaset me shtyllën elektrike, plagoset drejtuesi dhe pasagjerja.
Ngjarja ndodhi rreth orës 12:30, në fshatin Gramëz Krujë.
K. V., ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe është përplasur me një shtyllë elektrike.
Nga përplasja e automjetit me shtyllën, është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja shtetasja F. V., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.





