Vlorë- Gruaja gjen eshtra njeriu në afërsi të banesës së saj.

T. J. ka kryer kallzim në polici duke dëshmuar se në një grumbull dheu, të marrë para disa ditësh, për të kryer punime, në afërsi të banesës së saj, në lagjen “Kushtrimi, ka gjetur mbetje kockore të dyshuara si ato të njeriut.

menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe grupi hetimor.

Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për ekzaminime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.