GREQI– Aksidente me autobusë nuk po ndodhin vetëm në Shqipëri. Mëngjesin e sotëm, Protothema raporton se në Glyfada, një autobus është “ngulitur” në një shtyllë. Sipas informacioneve të para, goma ka “plasur” duke bërë që autobusi i mbushur me pasagjerë të përplaset me shtyllën.

Të plagosur kanë mbetur pesë persona. Në vendngjarje kanë mbërritur autoambulancat të cilat kanë ofruar ndihmën e parë për pasagjerët e lënduar.