GREQI– Është zbuluar identiteti i bashkëshortit 55-vjeçar i cili vrau gruan dhe nënën e dy fëmijëve të mitur në Kavallë, i cili deklaron në faqen e tij personale në Facebook një konsulent imobiliare.

Sipas Protothemës, gjithçka ka ndodhur pasditen e djeshme dhe brenda farmacisë në Piges, ku përveç zonës së shërbimit ndaj klientit, 43-vjeçarja kishte krijuar një vend ku pushonte sa herë që i duhej të hapte farmacinë e saj në mëngjes dhe pasdite. Në këtë zonë, 55-vjeçari vrau gruan e tij 43-vjeçare dhe më pas tentoi t’i jepte fund jetës.

Çifti, i cili ka dy fëmijë të mitur 6 dhe 10 vjeç, po përballej me probleme, ndërkohë që ajo vetë i kishte kërkuar divorcin disa javë më parë. 55-vjeçari mbyti gruan e tij në farmacinë e tyre, duke u shprehur se ishte xheloz. Fillimisht autori ka tentuar të mbulojë gjurmët duke pretenduar se farmacia nuk do të hapej për shkak të detyrimeve profesionale të bashkëshortes. Më pas ai u përpoq t’i jepte fund jetës.

Më në fund ai ka vendosur të dorëzohet duke telefonuar Policinë dhe për momentin po trajtohet nën roje në Spitalin e Përgjithshëm të Kavallës. Çifti ishte me origjinë nga Amygdaleoni.

55-vjeçari ka telefonuar dje në orën 00:30 oficerin e shërbimit të repartit vendor dhe i ka thënë “vrava gruan”. Policia e gjeti atë në farmaci, me gruan e vdekur në farmaci. Ai më pas u përpoq të lëndonte veten pasi autoritetet e gjetën atë me gjak në kyçet e duarve.

“Kuptuam që diçka kishte ndodhur kur farmacia nuk u hap”, tha një fqinj.

Krimi në Kavallë ka tronditur komunitetin vendas. Një burrë që banon shumë pranë farmacisë që kishte 43-vjeçarja ka deklaruar se çifti deri më tani nuk i kishte dhënë shkas për dyshime.

“Dje pasdite jemi mërzitur se nuk u hap farmacia. E kuptuam që diçka kishte ndodhur sepse së fundmi kishim mësuar se ajo i kishte kërkuar divorcin. Ata kanë dy fëmijë dhe nuk i dhanë kurrë arsye fshatit për të kuptuar se diçka po ndodh. Jemi të gjithë të shokuar sepse gruaja ishte e jashtëzakonshme dhe e dashur në lagje. Sigurisht që askush nuk mund ta dijë se çfarë ka ndodhur realisht mes tyre”, thotë ai.