Ngjarje e rëndë në Korçë. Albana Saliçe, 51 vjeç nga kz qztet humbi jetën mëngjesin e sotëm pas mjekimit në urgjencën e këtij qyteti.
51-vjeçarja kishte shkuar në spitali në orët e para të mëngjesit pasi nuk ishte ndjerë mirë, ndërsa prej disa kohësh vuante nga disa probleme gjinekologjike për të cilat dhe po kurohej.
Bashkëshorti i saj, Edison Saliçe ka ngritur akuza ndaj mjekëve për mjekim të gabuar dhe neglizhencë pasi sipas tij në urgjencën e spitalit të Korçës, i bënë vetëm një gjilpërë, ndërsa thanë se ajo ishte mirë me shëndet duke e dërguar për në shtëpi. Ai ka treguar se pasi kishin shkuar në shtëpi ata ishin shtrirë për të fjetur, ndërsa 51-vjeçarja nuk u zgjua më.
“Bashkëshortja erdhi në orën 3 e 15, ne kemi marrë në telefon 127 na u përgjigjën sepse shtëpinë e kemi këtu afër, erdhëm në spital ndenjëm deri në orën 5, i beri doktori një gjilpërë dhe na thotë është anemike, nga zemra nuk ka asgjë EKG-ja i doli mirë. Ikni në shtëpi, vajtëm në shtëpi na zuri pak gjumi, ngrihem në mëngjes e pyes si je s’po më përgjigjej, lajmërova komshien, lajmërova këta, ardhëm këtu, as emrin e doktorit, asnjë gjë, na thonë vetëm i bie goja erë të keqe mos ka pirë detergjent, që nuk bën vaki asnjëherë në botë. Kishte shqetësime gjinekologjike për të cilat po mjekohej. Kurën e vazhdonte normalisht ishte shumë mirë, pas bërjes së gjilpërës këtu… nuk ja di emrin mjekut. U regjistrua në kartelë në shërbimin e urgjencës. Skam bërë akoma denoncim, të vijë mjeku ligjor edhe do ti vazhdoj veprimet e mëtejshme. Nga gjilpëra ajo ishte për bukuri të zotit. Në orën 5 shkuam në shtëpi në 8 të mbarojë, ai le ta mbante këtu mos e çonte në shtëpi.”- ka deklaruar ai.





