Një 30-vjeçar nga Librazhdi ishte shpallur i zhdukur nga motra e tij e cila kishte bërë denoncimin në polici.
Ndërkohë burime për Faxnews bëjnë me dije se ai është gjetur në një kazino në Tiranë.
Mësohet se shtetasi Behar Vreto ishte larguar prej ditësh nga banesa e tij ndërsa pas kërkimeve është gjetur në një kazino në kryeqytet
“Në Komisariatin e Policisë Elbasan, ka berë kallëzim shtetasi A. V., 42 vjeç, banues në Librazhd, se është larguar nga banesa vëllai e tij, shtetasi B. V., 30 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij”- thuhej në njoftimin e policisë.





