TIRANË- Aktori Romeo Veshaj është aksidentuar. Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, por nuk dihet ende me saktësi aksi rrugor. JOQAlbania ka publikuar disa foto ku Romeo shihet teksa qëndron tek dera e auto-ambulancës. Në tokë shihet një motor dhe një makinë e ndaluar.

Nuk dihet nëse aktori Veshaj ka qenë shkaktar apo i dëmtuar në këtë aksident. Ai shihet pranë dyerve të hapura të ambulancës, ndërkohë që një mjek e mban nga krahu.