GREQI- Një debat në familje për pak desh përfundoi në tragjedit ditën e sotme rreth orës 12 në Agios Andrianos, Nafplio të Greqisë, ku një 63 -vjeçar ka qëlluar me armë djalin e tij.

Sipas mediave vendase, konkretisht në kryqëzimin e Agios Andrianos, babë e bir u grindën dhe situata doli jashtë kontrollit, ku babai qëlloi djalin e tij 40- vjeçar dhe e plagosi në këmbë.

Në vendngjarje kanë shkuar persona të Sigurimit të Nafplios, të cilët kanë arrestuar 63-vjeçarin ndërsa i plagosuri është transportuar në spital me automjet privat, ndonëse ishte thirrur dhe kishte mbërritur edhe ambulanca.

Hetimet para hetimore për shkaqet e ngjarjes së përgjakshme, e cila për pak sa nuk e shndërroi babanë në vrasës, po kryen Departamenti i Sigurisë së Nafplios.