LUSHNJE- Dy adoleshentë dhe një person me aftësi të kufizuara kanë shkaktuar një aksident me mjetin që kishin vjedhur në qytet. Duke drejtuar mjetin tip Benz, ndërkohë që Policia i ndiqte dhe i kërkonte që të ndalonte mjetin, të rinjtë kanë humbur drejtimin e makinës në përpjekje për t’i shpëtuar ndjekjes.
Ata janë aksidentuar në një kthesë rruge, pasi janë përplasur me barrierat e hekurta duke hyrë në rrugën rurale në Kashtbardhë. Nga përplasja të tre personat që ndodheshin në mjet kanë pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhen në spital në kujdesin e mjekëve.
Ndërsa ndjekja nga policia i ka kushtuar prangat adoleshentëve, ndërkohë që po kryehen hetimet e rastit.
https://youtu.be/2Mhxca0cfJk





