Gruaja ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike e emocionale dhe ka tentuar të vrasë veten.
LIBRAZHD- Nusja që u dhunua nga vjehrrit nuk është pranuar as nga familja e saj. Mësohet se një dy ditë pasi pamjet ku nusja që u kap me të dashurin në dhomën bashëshortore, e reja është rrahur edhe nga prindërit e saj. Madje i ati i ka qethur flokët dhe e ka dërguar në psikiatri. Gruaja ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike e emocionale dhe ka tentuar të vrasë veten.
Si ndodhi ngjarja e rëndë?
Prej dy ditësh pamjet qarkullojnë në rrjetet sociale. E reja kishte një të dashur dhe ndërkohë që bashkëshortin e kishte në Londër emigrant, kishte sjellë në dhomën bashkëshortore personin me të cilin shijonte një aventurë. Ajo kapet nga vjehrrit, filmohet, dhunohet, keqtrajtohet e kërcënohet prej tyre.





