Reperi Fero ka reaguar ditën e sotme për vrasjen e rëndë të 30-vjeçarit në Kosovë, teksa ka publikuar gjithashtu edhe një foto me të.

Bazuar në pamjet e fotos shihet se reperi Fero dhe vikima i identifikuar me inicialet G.H ishin miq.

“Allahu n’xhenet vlla”, ka shkruar Fero në foton e shpërndarë në rrjetet sociale.

Vikitma është vrarë pas mesnate në Ferizaj të Kosovës nga një 30-vjeçar, i cili dyshohet se është vëllai i një tjetër reperi të njohur.

Autori i dyshuar i këtij krimi të rëndë është arrestuar nga policia, teksa fillimisht ai nuk iu ishte bindur urdhrave e më pas autoritetet ishin detyruar ta plagosnin.

Më tej, policia e Kosovës po vijon hetimet për këtë ngjarje të rëndë.