Një tjetër trup i pajetë, i gjetur në rrugë ka tronditur opinionin mbrëmjen e sotme.

Policia ka njoftuar se në rrugën e Elbasanit, në kryeqytetet kalimtarët kanë gjetur një 50-vjeçar pa jetë. Në trupin e tij nuk janë gjetur shenja dhune, ndërsa policia po heton për të zbardhur rrethanat e vdekjes së tij.

Kujtojmë se më herët, një grua 78-vjeçare u gjet e pajetë në Tropojë.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 04.06.2022, në Rrugën e Elbasanit, është gjetur nga kalimtarët, pa shenja jete, një shtetas rreth 50 vjeç, ende i paidentifikuar.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanava të ngjarjes.