SARANDË- Një ditë më parë policia arrestoi Marjo Sinani, si autorin e dyshuar që dogji zyrën e noterit Aleko Anagnosti në Sarandë.

Mësohet se ai ka rrëfyer emrin e personit që e ka porositur për të kryer këtë veprim.

Burime bëjnë me dije gjithashtu se ai ka treguar se është paguar për t’i djegur zyrën noterit.

Ende nuk dihen arsyet se përse pasi çështja është nën hetim.