Forcat RENEA po zhvillojnë operacione në Elbasan dhe Peqin.

Objekt i kontrollit kanë qenë shtëpi dhe biznese për kapjen e të shpallurve në kërkim.

Burime bëjnë me dije se aksioni zhvillohet në kuadër të operacionit ‘Plumbi i artë’ ku i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani ka treguar për disa ngjarje kriminale dhe autorèt e tyre.

Ende nuk ka një informacion zyrtar, por burime për infowebtv bënë me dije se deri më tani janë shoqëruar 10 persona.