Vritet në atentat me eksploziv i riu në Tiranë.

Aleksandër Sadikaj 27 vjeç që udhëtonte me automjet që shpërtheu në autostradën Sauk-Teg. Mercedesi shpërthyer në mes të autostradës, në korsinë e shpejtësisë, duke marrë plagë të shumta në trup.

Si pasojë e lëndimeve të shumta në trupë, 27 vjeç Aleksandër Sadikaj ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës. Pavarësisht, se është dërguar me urgjencë në spital, ai nuk ka mundur të jetojë.

“Në lidhje me lajmin e dhënë pak më parë se në afërsi të TEG-ut, në automjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A. S. ka shpërthyer, dyshohet lëndë eksplozive, ju informojmë se: Si pasojë e plagëve të marra, drejtuesi i mjetit, shtetasi A. S. ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, thuhet në njoftimin shtesë të Policisë së Tiranës.

Shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm, pasi mjeti është shkatërruar plotësisht dhe shtëllunga e tymit duket në të gjithë zonën përreth. Aksi rrugor Sauk-Teg ka pasur fluks mjetesh në momentin kur ka ndodhur shpërthimi, duke shkaktuar panik dhe te drejtuesit e tjerë.

Më datë 11.06.2022, në orën 13:35, në afërsi të TEG-ut, automjeti tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi A. S., 27 vjeç, ka shpërthyer, dyshohet nga lëndë eksplozive. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, ekipi antieksploziv i RENEA-s dhe Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.